Protesta e opozitës, ja sa efektivë policie do të jenë sot në terren!

Sot, në orën 19:00, pritet që opozita e bashkuar të mblidhet në një tjetër protestë kombëtare, për rrëzimin e qeverisë Rama.

Mësohet se për mbarëvajtjen e protestës, do të jenë në gatishmëri 1700 efektivë policie, po aq sa protestën e shkuar.

Në dispozicion të policisë do të jenë edhe makina zjarrfikëse, ambulanca, dhe kamera sigurie me rezolucion të lartë, për të vrojtuar ecurinë e protestës dhe incidentet e mundshme. Gjithashtu do të ketë autobote me ujë dhe gaz lotsjellës, të cilat do të lëshohen në momentet kur policia ta shikojë të arsyeshme shpërndarjen e turmës./E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Boris Johnson pëson humbje të madhe, deputetët e detyrojnë të shtyjë Brexit!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.