Protesta e nesërme e opozitës, Ambasada e SHBA: Kini kujdes, herët e kaluara ka pasur dhunë

Nëpërmjet një komunikimi të brendshëm, Ambasada e SHBA në Tiranë i ka bërë apel shtetasve amerikanë që të kenë kujdes nesër pasdite pasi do të zhvillohet një protestë nga opozita.

Ambasada i bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes pasi nuk dihet se ku mund të zhvillohet protesta përpos bulevardit dhe se në protestat e tjera ka pasur dhunë.

LEXO DHE :  Ermal Mamaqi nxjerr videon: Ja ana e errët e dasmës së Jonida Vokshit!

“Një demonstratë pritet të zhvillohet para Kryeministrisë. Grupi i demonstruesve mund të protestojnë në disa pika. Nuk dihet orari i përfundimit të demonstratës. Në demonstratat e mëparshme ka pasur dhunë. Policia ka përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të zmbrapsur turmën”, shkruan Ambasada.

Opozita nesër në orën 19:00 do të mbajë protestën e gjashtë kombëtare./e.k-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.