Protesta/ Ambasada Amerikane: Kush ushtron dhunë, kryen krim dhe dënohet

Në orën 19:00 pritet të nisë protesta e opozitës, para Kryeministrisë. Ndërkohë, Ambasada Amerikane u ka bërë thirrje qytetarëve që të protestojnë paqësisht.

🇦🇱️ | Shtetet e Bashkuara respektojnë të drejtën demokratike të qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore. Ju bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në protestën e sotme – si qytetarëve ashtu edhe forcave ligjzbatuese – që të përmbahen duke qëndruar larg dhunës. Nxitja e përplasjeve fizike apo hedhja e mjeteve plasëse, bombave molotov dhe gurëve, është jodemokratike dhe e paligjshme. Ata që përfshihen në akte dhune kryejnë një krim dhe duhen vënë përpara përgjegjësisë. Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët të tregojnë vetëpërmbajtje, të refuzojnë dhunën dhe të përfshihen në një dialog konstruktiv.”,- thekson Ambasada Amerikane./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Vasili: Në Arenën Kombëtare, nuk do të luhet kurrë ndonjë finale e Champions League, ja pse!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.