Prokuroria rekurs në Gjykatën e Lartë: Të rikthehet dënimi i përjetë për Dritan Dajtin

Ndërsa Gjykata e Apelit reduktoi dënimin e përjetë për Dritan Dajtin, vrasësin e katër policëve në Durrës, Prokuroria ka kërkuar zhbërjen  e këtij vendimi. Prokuroria e Apelit të Krimeve të Rënda i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë, ku kërkon rikthimin e dënimit të përjetë për Dajtin. Një muaj më parë, Gjykata e Apelit vendosi reduktim të dënimit për Dajtin. Pas vendimit, prokuroria nisi hetimin për 3 gjyqtarët që e miratuan. Tre gjyqtarëve iu nënshtruan kontrolle në banesa dhe njërit prej tyre iu gjetën 17 mijë euro dhe disa fishekë./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Tre gjimnazistet shqiptare në garën e teknologjisë në Kaliforni/ Ja çmimi që kanë fituar!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.