Prokuroria e Tiranës firmos memorandum me OSBE

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe OSBE, kanë nënshkruar  sot një memorandum. Merorandumi ka të bëjë me mirëkuptimin për nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet OSBE dhe Prokurorisë, në lidhje me zbatimin e një analize sistemi për bashkërendimin, koordinimin, bashkëpunimin dhe komunikimin midis Prokurorisë dhe Policisë Gjyqësore në procedimet penale.

Memorandumi i Mirëkuptimit u nënshkrua nga Drejtuesja e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Elizabeta Imeraj dhe Ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt.

LEXO DHE :  Urimi i ëmbël i Eni Koçit, për ditëlindjen e Gencit

Zyra e OSBE, në mandatin e saj, ka si qëllim për të dhënë ndihmën e saj në përpjekjet e Republikës së Shqipërisë për të zhvilluar institucione efektive demokratike, duke përfshirë dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe për të promovuar shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut në një linjë me angazhimet, standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë./E.B/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.