Projekti i Teatrit Kombëtar, reagon Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me projektin e Teatrit të ri Kombëtar.

Basha shkruan se është një projekt që ka si qëllim grabitjen nga Rama të miliona eurove.

Basha tha se çdo arkitekt i huaj apo vends, çdo funksionar dhe çdo drejtues nga më i parëndësishmi deri tek Rama, do të përgjigjen para drejtësisë.

“Projekti i teatrit kombëtar është projekt kriminal grabitqar. Ai ka vetëm një qëllim: grabitjen nga Rama të dhjetëra milionave euro. Njësoj si projekti i stadiumit, ku Edi Rama është pronari i vërtetë i gjysmës tij. Njësoj si projekti i unazës ku Edi Rama do vjedhë miliona euro. Një hajdut psiqik që nuk ngopet pa vjedhur të gjithë Shqipërinë.

Dua t’i them troç çdo arkitekti të huaj e vendas, çdo funksionari, çdo drejtuesi nga më i parëndësishmi tek Edi Rama se do të përgjigjen para drejtësisë për këtë korrupsion masiv dhe krimin që po i bëjnë pasurive dhe parave publike.

Atyre që mendojnë se do të ndërtojnë, dua t’ju them se ndërtimi do të jetë burgu i tyre. Dua t’u them qartë: gropa që mendojnë se do të hapin në truallin e teatrit do të jetë gropa e tyre”, shkruan Basha./E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Pas kafkës së të rinjve po rriten struktura të pazakonta kockash

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.