Projeksionet e para/ Ja si ndahen vendet në Parlamentin Evropian, Liberalët dhe të Gjelbërit triumfojnë!

Kanë përfunduar zgjedhjet Europiane, ndërsa tanimë kanë dalë edhe exit-pollet e para në shumë shtete.

Kështu, sipas projeksioneve të para, Grupi i Partive Popullore Evropiane (EPP) ka dalë i paria, me dhe do të marrë 177 vende në parlament, ose 23.57%.

I dyti në këto zgjedhje ka dalë, Grupi i Progresistëve, Socialistëve dhe Demokratikëve në PE, që mund të marrë 147 deputetë.

LEXO DHE :  Deklaratat e Topallit/ Rakipllari: Ja ç'qëndrim mbajti në pushtet!

Grupi i Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Europën + Rilindja + USR PLUS, mund të marrë rreth 101 deputetë.

Grupi i të Gjelbërve dhe Aleanca e Lirë Evropiane mund të marrë 69 deputetë.

Grupi i Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë, me 59 deputetë./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.