Profil/ Kush është ambasadorja e re e Amerikës në Tiranë!
Dritare.net
Në njoftimin zyrtar nga Shtëpia e Bardhë, zonja Yuri Kim është etiketuar si ambasadore e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë e SHBA në Shqipëri.
Zonja Kim është anëtare në stafin e lartë të Shërbimit të Huaj dhe ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore.
Më herët, ajo ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.
Gjithashtu ajo ka qenë edhe Asistente Speciale e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit dhe anëtare e delegacionit të Shteteve të Bashkuara në bisedimet gjashtë- partiake për t’i dhënë fund programit bërthamor të Koresë së Veriut.
Ambasadorja e re e SHBA-ve në Shqipëri, ka shërbyer më parë edhe si Këshilltare Politike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Bagdad dhe Ankara, ndërkohë mban gradën B.A. nga Universiteti i Pensilvanisë dhe Master of Philosophy nga Universiteti i Kembrixhit.
Yuri Kim, nga Guami flet katër gjuhë të huaja përpos anglishtes, gjuhën koreane, kineze, japoneze dhe turke./e.k-Dritare.net