Profesori i Sizmologjisë: Nuk do të ketë tërmet tjetër, pasgoditjet po shkojnë drejt shuarjes

Pedagogu i njohur i Sizmologjisë, Shyqyri Aliaj, në një intervistë në ABC News, ka thënë se nuk do të ketë një tjetër tërmet të fuqishëm. Ai u shpreh se pasgoditjet mund të ndjehen në zonat bregdetare, ndërsa shtoi se po shkojnë drejt shuarjes.

 “Jo nuk do të ndodhë! Çdo termet ka një zonë vatre, ka volum, ka shtrirje… Vatrat e vendit tonë janë vatra në koren e tokës që shkojnë nga 50 deri në 70 km. Vatra e tërmetit të fundit ishte me shtrirje të vogël, 40 km nga Durrësi deri në Gjirin e Drinit. Në këtë segment 40 km do kohë që të përpunohet e gjitha. Pra këto pasgoditje që kanë ndodhur këto ditë kanë ardhur pasi po përpunohet vatra. Tashmë pasgoditjet po shkojnë drejt shuarjes. Aktiviteti sizmig po shuhet. Në ditët në vijim Tirana nuk duhet të shqetësohet. Pasgoditjet mund të ndjehen pak në zonat bregdetare. Në ditët në vijim këto do të rrallohen, mund të jetë ndonjë me magnitudë më pak se 4, por më të mëdha nuk do të ketë”, tha ai./E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Foto/ Shembet me fadromë godina nr.15 te Qyteti Studenti

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.