Pritej të shfaqej në Eurovision, por performanca e Madonës mbetet në pikëpyetje
E Martë 14 Maj 2019, 16:04
Dritare.net
Ndërsa ky informacion u konfirmua nga organizatorët e Eurosongut, ata thonë se artistja duhet të nënshkruajë kontratën para shfaqjes.
Por duket se kontrata ende nuk është nënshkruar, dhe performanca e saj do të mbetet në pikëpyetje.
“Bashkimi Evropian i Transmetimeve nuk ka konfirmuar kurrë performancën e Madonnës. Nëse nuk kemi një kontratë të nënshkruar, ajo nuk mund të shfaqet në skenën tonë”, tha Jon Ola Sand, mbikëqyrës ekzekutiv i Eurosongut.
Mirëpo në anën tjetër, edhepse nuk ka pasur kontratë, Madonna pritet të arrijë në Tel Aviv të mërkurën për t’i filluar provat./ I.M-Dritare.net