Prishtinë, profesori ndërron jetë para studentëve
E Enjte 15 Shtator 2016, 13:01
Dritare.net
Një sulm kardiak ishte fatal për profesorin e Inxhinierisë Mekanike, Heset Canolli. Ky i fundit rreth orës 10:30 derisa po bëhej gati për të hyrë në kabinetin e tij, pësoi sulm në zemër, shkruan Gazeta Express.
Kolegu i tij tregon se si ka ndodhur ngjarja.
“Profesori ka qenë profesor i rregullt. Në moshën 59 vjeçare para se të futet në kabinetin e tij ka rënë në tokë. Është thirrur ekipi i emergjencës, pavarësisht tentimeve profesori humbi jetën”, ka thënë Shpëtim Lajqi.