Prishja e fasadës të stadiumit/ Rama vazhdon të debatojë në FB me "kujëshkruesit"
Dritare.net
Statusi i Ramës:
Më poshtë pak histori për kujeshkronjësit e fasadës së “Qemal Stafës” që zhvendosjen e përkohshme të gurëve, për t’u rivendosur më pas në zemrën e stadiumit të ri, e quajnë krim dhe sakrilegj të paparë Gjysëm shekulli më parë, me bekimin dhe angazhimin e vetë UNESCOs, u krye operacioni kolosal i zhvendosjes së tempullit të famshem Abu Simbel mbi lumin Nilὣὣὣ
Sepse mu aty qeveria vendosi të ndertonte nje digë gjigande mbi lumin e famshëm! Tempulli u pre në blloqe dhe u rindertua 100% siç ishte, por mbi një kodër tjetër Ky operacion “fantastikoshkencor” njihet si fillimi i një revolucioni që zgjeroi këndvështrimin për si shpetohet dhe ruhet trashegimia kulturore, pa penguar zhvillimin e projekteve të reja që kërkon koha Operacionet e kësaj natyre, janë të vazhdueshme në kohët moderne dhe zhvendosja e përkohshme e fasadës së “Qemal Stafës” është vetëm një shembull modest; që tregon ambicien tonë për zhvillim, vetëdijen tonë për vlerat reale të trashëgimisë, aftësinë tonë për t’i kombinuar të dyja (dhe, fatkeqësisht, edhe prapambetjen mizerabël të kujeshkronjësve tanë të vajmedetshëm)… Duan s’duan #Rilindje do të jetë dhe #ShqipëriaeGjeneratës Tjetër do të bëhet.
Shikoni galerinë: