Prindërit folën për përdhunimin e vajzës së tyre, policia tregon një tjetër version

Policia e Durrësit, bazuar në raportin përfundimtar të ekspertit mjekoligjor rrëzon denoncimin e prindërve se vajza e tyre 23­ vjeçare është përdhunuar në familjen ku ishte punësuar për të mbajtur një fëmijë të vogël. Në një dekaratë për mediat, policia sqaron se janë kryer gjithë hetimet, pas denoncimit të prindërve Qoniku.

“Më datë 22.08.2016, rreth orës 22:00 është paraqitur nga familjarët e saj në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, në gjendje të rënduar shëndetësore dhe e papërqëndruar (në dukje me probleme të shëndetit mendor) shtetasia Desara Qoniku”­ njofton policia.

Sipas saj, u janë marrë deklarim mamasë së shtetases Desarës shtetases N.Q.dhe shoqeve të saj, shtetaseve P.V.dhe A.Xh. “Ato pohojnë se kishin dijeni për punësimin e shoqes së tyre në banesën e shtetasit I.P. si”Babysiter” dhe gjendjen jo të mirë shëndetësore të saj nga data 20­23.08.2016″­ njofton policia.

LEXO DHE :  Mësoni sa herë duhet t’i vishni rrobat, para se t’i lani!

Gjithashtu i’u mor deklarim shtetasit I.P. dhe ish­ bashkjetueses së këtij të fundit. Policia e Durrësit ka vijuar më tej hetimet në kryerjen e ekzaminimeve të mëtejshme shëndetësore mbi mundësinë e ushtrimit të dhunës fizike apo seksuale ndaj shtetases Desara Qoniku.

“Theksojmë se shtetësja Desara ka qenë e shoqëruar nga familjarët dhe punonjëse policie gjatë gjithë proçesit të kryerjes së veprimeve hetimore. Në përfundim të hetimeve në dijeni dhe asistencë me Prokurorin e gatshëm, me aktin e dëshmisë Nr.740, datë 24.08.2016, eksperti mjeko – ligjor konfirmon se ndaj shtetases Desara Qoniku nuk është ushtruar dhunë fizike apo seksuale, por ajo paraqet çregullime të shëndetit mendor”­, thotë policia. Mjekët kanë vendosur që shtetësia Desara Qoniku duhet të dërgohet për tu kuruar në Spitalin Psikiatrik Elbasan. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.