Princi Harry përlotet gjatë fjalimit, ja arsyeja!
E Martë 15 Tetor 2019, 22:10
Dritare.net
Duka i Sussex u ngjit në skenë dhe tregoi se vitin e shkuar, kur morën pjesë në këtë event, e dinin që të dy, Meghan Markle dhe ai se do të bëheshin prindër. Harry mezi i mbajti lotët, dhe iu desh ta ndalonte fjalimin, ndërkohë që prezantuesja Gaby Roslin e përkrahte.
Ndërsa tregonte se ka kaluar më shumë se një dekadë që merrte pjesë në eventin e ndarjes së çmimeve, Harry tha se: "Ata kurrë nuk dështojnë së më frymëzuari, por këtë vit, në një mënyrë ndryshe pasi tani jam baba. Vitin e kaluar unë dhe gruaja ime morëm pjesë, ne e dinim se po prisnim fëmijën tonë të parë, askush nuk e dinte, por ne po."/K.C/dritare.net