Foto/ Princi Charles vesh të mbathura me lule, në plazhin e Karaibeve
E Martë 19 Mars 2019, 19:07
Dritare.net
Charles është fotografuar teksa del nga deti, veshur me një palë të mbathura me lule.
Camilla zgjodhi të veshë një kostum plazhi blu, e princi Charles na ka befasuar me tutat me lule, ndërsa ecnin bashkë në rërë.
Pas kësaj, princi është zhytur në ujin e nxehtë tropikal, dhe ka notuar për disa minuta.
Charles dhe Camilla ndodhen për një vizitë zyrtare në Karaibe dhe pas gjithë atyre takimeve i meritojnë një palë pushime si këto, apo jo?/K.C/dritare.net