Princ Harry mbështet Gerta Thunberg, për ndryshimet klimatike
E Enjte 26 Shtator 2019, 19:07
Dritare.net
“Nuk besoj se ka ndonjë gjë në botë që mohon shkencën”, ka thënë ai.
Princi e quajti emergjencë situatën klimatike, duke thënë se fëmijët e botës janë në grevë. Duka tha se mbështet aktivisten 16-vjeçare, Gerta Thunberg, që drejtoi një protestë mbarë botën të premten.
Princi Harry po viziton Botswanan, si pjesë e një turneut në Afrikën Jugore, vendin ku shkoi për "të shpëtuar nga të gjitha" pas vdekjes së nënës së tij.
Duka kishte vizituar Botswanan menjëherë pasi Diana, Princesha e Uellsit, vdiq në gusht 1997. Atje, ai kishte bërë disa nga miqtë e tij më të ngushtë./E.B-dritare.net