Vdes prezantuesi dhe biologu i famshëm
Dritare.net
Bellamy, i lindur në Londër, i cili fitoi famë si personalitet i televizionit, shkencëtar dhe konservator, vdiq të mërkurën. I njohur për flokët dhe mjekrën e tij gri, Bellamy prezantoi më shumë se 400 programe dhe shkroi 45 libra.
Kolegu i tij, David Shreeve, e përshkroi atë si një personazh më të madh se jeta, i cili frymëzoi një brez të tërë, shkruan dritare.net
Bellamy, i cili jetonte në Qarkun Durham, mori shumë kritika pasi e quajti broçkull fenomenin e ngrohjes globale. Në vitin 2004 ai i përshkroi ndryshimet klimatike si broçkulla, një qëndrim që sipas tij i kushtoi karrierën në televizion.
Bellamy tha në atë kohë: "Që nga ai moment, unë nuk isha i mirëpritur te BBC. Ata më larguan sepse unë nuk besoj në ngrohjen globale.”/K.C/dritare.net