Presidenti Vuçiç: Dorëheqja e Haradinajt, mashtrim politik

Pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një deklaratë për medie, Vuçiç e cilësoi dorëheqjen e Haradinajt mashtrim politik për të rritur popullaritetin dhe se tani po bëhet një hero.

Vuçiç deklaroi se,  Serbia duhet të reagojë me qetësi, maturi dhe pa eufori.

“Dorëheqja e Haradinajt është mashtrim politik për të fituar më shumë popullaritet, por, Serbia duhet të tregojë maturi, qetësi e s’duhet të reagojë me eufori. Jeta e serbëve në Kosovë pas kësaj do të jetë edhe më e vështirë dhe urrejtja ndaj tyre është edhe më e madhe.-tha Vuçiç.

LEXO DHE :  Nëse fëmijët tuaj bëjnë naze me ushqimin, lexoni këshillën e vyer të Aulona Mustës!

Sipas tij, Haradinaj do të kthehet nga Gjykata Speciale si fitimtar, edhe më i fortë dhe më popullor para zgjedhjeve të ardhshme në Kosovës./K.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.