Partia socialiste tanimë edhe e vetme mund të zgjedh presidentin me 71 vota në dy raundet e fundit, por kjo lëvizje e Ramës mund t’i kushtonte atij koalicionin me Metën.
Sigurisht që Rama nuk mund të rrezikojë zgjedhjet për postin e presidentit, dhe mundësitë që ai të votojë presidentin pa pëlqimin e aleatit të tij Meta janë të pakta.
Nga ana tjetër është Meta ai i cili po këmbëngulë më shumë në një president konsensual me opozitën e cila tanimë ka bojkotuar kuvendin dhe nuk ka asnjë mundësi që të japi konsensusin për president.
Në këto kushte, durimi i Metës do të ketë fund në raundin e katër dhe pesë, nëse Meta nuk do që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Tanimë po flitet edhe për një propozim që Rama i ka bërë Metës, dhe mendohet që kryeministri t’i ketë ofruar Metës presidencën, që sigurisht Meta do të duhet të mendohet deri nesër para fillimi të seancës për zgjedhjen e presidentit në orën 17:00 për këtë propozim./ dritare.net