Presidenti Macron: Notre Dame do të rindërtohet për 5 vjet
E Martë 16 Prill 2019, 22:10
Dritare.net
Ndërsa mbrëmë u shpreh me dhimbje për djegien e simbolit të Francës, sot presidenti, Emmanuel Macron ka folur sërish për rindërtimin e katedrales, informon dritare.net
Macron thotë se, Notre Dame do të rindërtohet, madje do të punojnë fort për ta përfunduar brenda 5 vjetësh.
"Ne jemi popull ndërtues. Kemi aq shumë për të rindërtuar. Po, ne do ta rindërtojmë katedralen e Notre Dame, edhe më bukur, dhe shpresoj se do të përfundojë brenda 5 vjetësh, ne mundemi. Do të kthehem te ju, ashtu siç jam angazhuar në ditët e ardhshme, në mënyrë që të veprojmë kolektivisht. Zjarri i Notre-Dame na kujton se historia jonë nuk ndalet kurrë dhe që gjithmonë do të kemi sfida për të kapërcyer.",- shkruan Macron në Twitter./K.C/dritare.net