Presidenti amerikan, Donala Trump, po hetohet për disa akuza të reja, në lidhje me garën në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Dyshohet se Trump, ka kërkuar ndihmë nga Ukraina, për të shpallur publikisht nën hetim për korrupsion Joe Biden, i cili pritet të jetë rivali i tij në zgjedhje. Por presidenti amerikan, ka hedhur poshtë çdo akuzë, duke thënë se nuk ka asnjë informacion për zotërinë në fjalë. Trump e ka quajtur hetimin një "gjueti shtrigash"./L.F-dritare.net