Pra, Klea Huta na thotë se familja e saj e njeh Elgitin po aq mirë sa vetë ajo!

Klea Hutën dhe Elgit Dodën do t’i mbajmë mend gjatë si çifti i cili na lodhi më shumë derisa pranoi që ishin bashkë.  Ndonëse kanë pasur arsyet e tyre, familjet nuk kanë qenë një prej tyre.

Tani, pas pak muajsh lidhje, ish-moderatorja e Gjeniut të Vogël tregon disa detaje nga lidhja e saj me këngëtarin.

E pytur nga Thumb, Klea tha se këto vitet e fundit, pushimet i ka kaluar me Elgitin, ndonëse fotot që qarkulluan për një kohë të gjatë në rrjete sociale nuk i përfolën asnjëri nga të dy.

LEXO DHE :  Andi Bushati: Meta të japë dorëheqjen, ose do mbetet kukull e Ramës

Gjithsesi, kjo nuk është e gjitha. Klea, pranoi hapur se lidhja e tyre është bërë edhe familjare.“Kur e kamm njohur unë Elgitin, e kanë njohur dhe ata (familja). Unë dhe ai njihemi këtu e 6 vite më parë. Kanë patur mendim të mirë dhe pozitiv për të. Dhe çfarë është më kryesorja më thanë; nëse je  ti e lumtur, jemi edhe ne.”-  përfundoi Huta./anabelmagazine/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.