Porsche i jep fund prodhimit të makinave me naftë
Dritare.net
Ky vendim vjen tre vjet pasi ”Volkswagen” dhe markat e tjera gjermane të makinave mashtruan në testet e emisioneve të naftës.
“Tani nuk do të ketë më makina nafte nga ‘Porsche”, tha shefi ekzekutiv Oliver Blume.
”Porsche” aktualisht nuk prodhon më automjete me diesel, por Blume tha se dëshiron të jetë i qartë se ato nuk janë gjithashtu në horizont.
‘’Kompania tani dëshiron të përqëndrohet në makina të fuqishme, makina me gaz dhe hibride, duke filluar nga viti 2019, kjo nënkupton gjithashtu automjete thjesht elektrike’’, theksoi kompania.
“Është e rëndësishme për ne që motorët të fokusohen te sportiviteti dhe në të ardhmen, ‘Porsche’ do të jetë më shumë ‘Porsche’ se sa ka qenë në të kaluarën e tij. Do të fokusohemi në performancën dhe efikasitetin”, shtoi ajo./ I.M0-Deritare.net