Pompeo viziton Malin e Zi, Maqedoninë dhe Greqinë, ja pse nuk do të vijë në Shqipëri!
E Premte 27 Shtator 2019, 18:06
Dritare.net
Pompeo do të takohet me krerët e të gjithë shteteve, ndërsa vizita do të përqëndrohet tek angazhimi i Shteteve të Bashkuara në NATO dhe tek dëshira e Uashingtonit për zgjerim.
Sekretari i Shtetit nuk do të vizitojë vendin tonë, ndërsa arsyeja nuk ka të bëjë me politikën.
I pyetur nga Zëri i Amerikës, se pse Sekretari i Shtetit nuk po shkon në Shqipëri, një zyrtar në Uashington tha se arsyeja është thjesht se zoti Pompeo po shkon për tek vendet e sapoanëtarësuara në NATO. / I.M-Dritare.net