Veliaj: Luli të falë një nga vilat e fituara nga gjobat për familjet e tërmetit
Dritare.net
Kryebashkiaku Erion Veliaj i ka bërë thirrje kreut demokrat Lulzim Basha që të falë një nga vilat e tij për familjet e prekura nga tërmeti. Në intervistën në News 24, Veliaj ironizoi Bashën duke deklaruar se është I vetmi që gjatë kohës së tërmetit shtoi shtëpitë.
“Fakti që sot unë do nxitoj për të dhënë shtëpinë e fundit të tërmetit të shtatorit dhe jo për ta ruajtur më 25 prill do të thotë që interesi ynë primar dhe fushata jonë kryesore është t’i japim drejtim halleve të njerëzve. Në momentin që kemi këtë hall sigurisht që në sytë e publikut kjo tregon kush ka mend për punë dhe kush ka mend për gjumë. E ke vënë re që ka ca politikanë që nuk vijnë dot kurrë për intervista në mëngjes. Pse? Sepse çohen në orën 11. Unë një prej tyre e kisha në zyrën time në bashki deri në vitin 2015. E ke vënë re që disa politikanë gjatë kohës që tërmetit shtuan shtëpitë e tyre dhe shumica e shqiptarë mbetën pa shtëpi;. Ka fushatë por është nga ana e tyre dhe është autogol për ta.
Unë ende pres të vijë një kuti me ndihma. Kur pashë gjimnazistë çuna dhe goca të rinj pa rrogë që mblidhnin ushqime në shtëpi dhe adoptonin një gjyshe. Pra ku ka vullnet ka zgjidhje. Këtu ka vullnet vetëm për të thënë ku jam unë në listë, po për të dhënë një dorë ose për të pasur një lider opozite që thotë: Më pa zoti me gjobat që vura u bëra me 5 vila. Po ta falë njërën për tërmetin se në fakt zona ku do shkoj sot në Petrelë është ngjit me vilat e tij, po se kemi parë këtë zgjedhje”, deklaroi Veliaj.
Ai nënvizoi se fushata më e mirë është puna dhe se tashmë shqiptarët e kanë të qartë dallimin mes dy alternativave. “Ti fillimisht jep një shembull vet me aq sa ke mundësi se në opozitë je, por kur nuk bën as këtë kur ishe në pushtet nuk ndërtove një shkollë dhe tani ankohesh pse Katari e ndërtoi shkollën kështu dhe pse s’më ftuat , zysha e sëmurë me Covid meqë ishte motra e ish ministres, muhabete patetike. Nëse ka fushatë është për këtë parti që quhet familja e çdo shqiptari. Nëse kemi arritur që të lehtësojmë dhimbjen e tërmetit apo ti bëjmë kushtet më të mira, e kemi fituar këtë fushatë”, deklaroi Veliaj./dritare.net