Basha kërkon mbyllje të plotë të vendit: Rama nuk mori parasysh 5 pikat e mia!
Dritare.net
Kanë kaluar disa javë nga denoncimi që kryetari i PD-së Lulëzim Basha bëri, duke i kërkuar autoriteteve të prokurorisë të hetohen shifrat e viktimave të koronavirusit. Basha është shprehur se situata duhet të merret nën kontroll, duke vënë para përgjegjësisë hallkat e qeverisë.
Më tej ai ka theksuar se nëse Rama do të kishte marrë parasysh masat e propozuara nga opozita, nuk do të ishte i nevojshëm izolimi i plotë.
“Nëse Edi Rama do t’i kishte marrë masat që i kemi kërkuar prej 2 muajsh, nuk do të ishte e nevojshme të mbyllemi plotësisht. I kam thënë më mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, po po thoshte tunde kokën, bënte sikur mbante shënime. Ose vizatonte nuk e di, por nuk i mori. I kam thënë merri këto masa”, ka theksuar ai./M.M-dritare.net.