Rama për Metën: Kryeministër, Kryetar Parlamenti, president. Çfarë do më ky njeri që nuk rri rehat?
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama, tha sot se presidenti është zhveshur plotësisht nga roli i presidentit dhe tashmë është zhytur i gjithi në një fushatë politike. Kryeministri tha se Meta, i është më shumë borxhi se çdokush tjetër këtij vendi, që e ka bërë kryeministër, Kryetar Kuvendi, dhe president.
" Mos prisni asgjë tjetër nga Ilir Meta deri më 25 prill përveç përshkallëzimit të retorikës që na turpëron të gjithë ne. Ilir Meta është thjesht kryetari i Shtabit Elektoral të opozitës që përdor zyrën e Presidentit të Republikës. Më i mërzitur nga të gjithë është Ilir Meta. Ilir Meta i është borxhli më shumë këtij vendi. E ka bërë kryeministër, kryetar Parlamenti dhe President. Çfarë do ky njeri që nuk rri rehat. Edhe pozicioni ku qëndron është pozicion i zgjedhur për të qenë i treti i vërteti", tha Rama.
Zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi, i është përgjigjur kryeministrit Rama, duke thënë se Ilir Meta, para së gjithash është shqiptar./L.F-dritare.net