Rama ndan foton nga fushata e PD: Turpi i infektimit të përditshëm, do të jetë vula që do t'i mbetet humbësve të 25 prillit!
Dritare.net
Sot në të gjithë vendin ishte një ditë e vranët, ndonëse kjo nuk reflektohej në videot e fushatës së kreut demokrat Lulzim Bashës. Përpos kësaj, kryeministri Rama, duke vendosur fotot e fushatës së PD paralelisht me vaksinimin masiv në vend shkruan se Basha vijon të infektojë me krenari ndjekësit e tij. Postimi i kryeministrit në facebook:
“Ndërkohë që fle në këtë ditë shiu, Lulëzim Basha del në tv me një video të xhiruar në ditë me diell, ku siç shihet vazhdon të infektojë me krenari ndjekësit e tij.
Ne vazhdojmë vaksinimin masiv dhe distancimin fizik për ta fituar këtë luftë, me vetëdijen se shëndeti i shqiptarëve është mbi gjithçka.
Vaksinimi dhe distancimi do të na nxjerrin së shpejti fitues si popull e si shtet mbi Armikun e Padukshëm, ndërsa turpi i infektimit të përditshëm do të jetë vula që do t'i mbetet humbësve të 25 prillit!”, shkruan Rama.
Tashmë është bërë e përditshme që prej nisjes zyrtare të fushatës zgjedhore për 25 prillin, Rama poston fushatën e PD duke apeluar që kreu demokrat të ndryshojë strategji. Mirëpo deri më tani, kjo nuk ka ndodhur. Të vetmit që po bëjnë fushatë përmes internetit nga radhët e PD, janë tashmë ata që e kanë konfirmuar se janë infektuar me kovid. Kujtojmë që para dy ditësh pas Mark Markut, numri 2 i listës së PD-së në Gjirokastër Roland Bejko deklaroi se është me Covid-10./L.F-dritare.net