Rama: E ftova Dritan Lelin të jetë pjesë e skuadrës, por me apo pa të ne do ta arrijmë objektivin!
E Hënë 8 Mars 2021, 19:07
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama tha se i ka propozuar Dritan Lelit të jetë pjesë e skuadrës së PS në zgjedhjet e 25 prillit. Leli nuk ka pranuar, tha kreu i qeverisë, ndërsa shtoi se me ose pa të skuadra do ta arrijë objektivin.
“Në formimin e një skuadre ka dinamika të brendshme, nuk ka fare rendësi se çmendon njëri dhe tjetri. Është e vërtetë që i propozova të bëhet pjesë e skuadrës, nuk e ka parë të arsyeshme. Me të, pa të skuadra jonë do të arrijë objektin bazë dhe do të shkojm shum afër kufirit makismal”, tha Rama./L.F-dritare.net