Protesta e dhunshme e 8 janarit/ Prokuroria thërret nesër Berishën, pasnesër Bashën
Dritare.net
Sali Berisha është thirrur në Prokurinë e Tiranës për t’u marrë në pyetje për protestën e thirrur prej tij më 8 janar. Berisha do të merret në pyetje ditën e nesërme së bashku me Flamur Nokën. Ndërsa pasnesër, në Prokurorinë e Tiranës do të paraqitet Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi.
Gjykata e Tiranës këtë të mërkurë vendosi të lirojë nga burgu 34 të arrestuarit e protestës së dhunshme të 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike. Ndër të tjera, Kryesia e PD-së, përjashtoi përgjithmonë nga Partia Demokratike Sali Berishën dhe mbështetësit e tij.
Në një mbledhje maratonë të kryesisë është marrë vendimi për përjashtimin e anëtarëve të të Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Bujar Nishani, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Arben Ristani, Rigels Muçollari, Klevis Balliu dhe Keltis Kruja. Ndërkohë, janë pezulluar deputetët: Agron Shehaj, Aldo Bumçi, Belind Kelliçi, Blendi Himci, Çlirim Gjata, Edit Harxhi, Edi Paloka, Eno Bozdo, Ervin Minarolli, Gent Deromemaj, Genc Pollo, Genti Strazimiri, Rigels Mucollari, Ivi Kaso, Ledina Mandia, Luan Baci, Lorenc Luka, Mimoza Hajdarmataj, Oerd Bylykbashi dhe Tritan Shehu./Dritare.net