Protesta/ Alibeaj: Nuk është më Berisha shpresa e shqiptarëve!
Dritare.net
Enkelejd Alibeaj u shpreh sot kundër protestës së thirrur nga Sali Berisha, më 7 korrik. Alibeaj në një komunikim me gazetarët tha se Berisha para se të thërrasë qytetarët në protestë, duhet të flasë në Kuvend, dhe të guxojë të shprehë qëndrimin që ka për oligarkët.
“Do të protestosh për krimin? Duhet të flasësh këtu. Do të protestosh kundër çmimeve të larta, kundër oligarkëve, unë besoj se mënyra më e mirë për të protestuar është këtu. Unë protestoj sot, protestoj në çdo rast. Detyra e çdo deputeti është kjo. Nuk mund të jetë Sali Berisha përfaqësimi i atyre njerëzve të cilët sot vuajnë gjithmonë e më tepër. Absolutisht jo.
Nuk është ai shpresa e njerëzve. Para se të shkojnë te sheshi dhe t’u thonë njerëzve hajdeni të protestoni të vijnë këtu dhe të thonë një gjë. Kanë guxim ta thonë? Për të protestuar për çmimet e larta duhet të thotë se çfarë qëndrimi ka ndaj oligarkëve”, tha Alibeaj./L.F-dritare.net