PD i nxjerr emrin për protestë/ Korreshi: Mirë që na pretë kostumin, po të paktën të na kishit pyetur për masën!
E Mërkurë 29 Qershor 2022, 22:10
Dritare.net
Partia Demokratike ka ndarë grupet e punës për organizimin e protestës së 7 korrikut të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Në qarkun e Fierit, në grupin e punës është listuar edhe emri i deputetit Saimir Korreshi. Megjithatë ai duket se nuk ka aspak dijeni për këtë gjë dhe ka reaguar i befasuar.
Nnjë reagim në Facebook, dai thotë me ironi se duhet ta kishin pyetur përpara se të marrin vendime në emrin e tij.
“Epo si vajtën këto punë. Tek nusja hanë e pinë e tek dhëndrri gjë nuk dinë. Po mirë qe na pretë kostumin po të paktën të na kishit pyetur për masën”, shkuan ai./M.K/dritare.net