Nëse Basha më përjashton, do të bëja gjithçka...Çfarë deklaroi Berisha para se kreu demokrat ta largonte nga Grupi Parlamentar!
E Enjte 9 Shtator 2021, 20:08
Dritare.net
Një ditë para se Kuvendi të mblidhet, kreu demokrat Lulzim Basha njoftoi përmes një deklarate se ka vendosur të përjashtojë ish-kryeministrin Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD.
Më herët Berisha ka shprehur vendosshmërinë për të qenë në Kuvend ditën e nesërme. I ftuar në emisionin “Now”, kur u pyet nga moderatorja Erla Mëhilli se si do të vepronte nëse PD do ta përjashtonte nga grupi parlamentar, Berisha u shpreh:
“Nëse PD apo kushdo tjetër do ndërmerrte një vendim aparimor, Sali Berisha do bënte gjithçka që PD të bëhej ajo që ka qenë, parti e parimeve. Asnjë lloj kufizimi nuk mund të kem unë në kuadrin ligjor kushtetues për rikthimin e PD në vlerat për të cilat është reformuar”./L.F-dritare.net