Meta: Kur shoh Bashën më shtohet respekti për Ramiz Alinë. Kreu i PD, politikan qoftesh!
Dritare.net
Presidenti Ilir Meta vijon sulmet dhe akuzat ndaj kreut të PD, Lulzim Basha ndërsa e quajti atë politikan qoftesh që çdo gjë e kanë marrë dhuratë nga të tjerët dhe nuk largohet kur humbet. Ndër të tjera Meta theksoi se teksa sheh lidershipin aktual të selisë blu, i rritet respekti për Ramiz Alinë.
“Nuk dua të bëj më asnjë koment për z.Basha. Ju a kam thënë dhe po ju them që nuk kam menduar kurrë që Shqipëria do katandisej në këtë derexhe. Kur shoh lidershipin aktual të PD, mua me rritet respekti për Ramiz Alinë, që kur fitoi pala tjetër iku nga posti dhe i hapi rrugën palës fituese. Nuk kam nostalgji fare për Ramiz Alinë sepse une jam student i Dhjetorit '90, por si nuk mund të kesh respekt për të kur sheh këta politikanët e qofteve që çdo gjë e kanë marrë dhuratë nga të tjerët dhe qe nuk ikin edhe kur humbin.”-tha Meta./Dritare.net