Meta e fton për debat, Rama e refuzon: Këta më ftojnë të gjithë. Kush është lideri tyre?
E Premte 16 Prill 2021, 22:10
Dritare.net
Presidenti i vendit Ilir Meta ftoi kryeministrin Edi Rama në një përballje publike. “Mua më pëlqen përballja”u shpreh kreu i shtetit duke i shprehur kështu publikisht një ftesë kreut të qeverisë, për të zhvilluar një debat vetëm disa ditë para zgjedhjeve. Nuk ka vonuar edhe përgjigja e kryeministrit i cili e refuzoi ftesën.
“Kam shumë ftesa për të dalë, nuk kuptoj se cili nga këta është ai që flet në emër të të gjithë këtyre, nuk kam pse t’u përgjigjem ftesave. Ilir Meta i kishte bërë ftesë edhe Gjiknurit për t’u përballur në një studio në Vlorë. Çfarë do të thotë kjo? Presidenti i Republikës shkon në Vlorë dhe i thotë Gjiknurit “Hajde përballemi në studio”. S’ka kohë për të humbur”, u shpreh Rama./L.F-dritare.net