Kryemadhi shpjegon çfarë ndodhi me tepsinë e ballokumeve ku futi 12 dhe nxori 6!
Dritare.net
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi prezantoi sot edhe kandidaten për deputete në qarkun e Elbasanit, Mimoza Trimi. Ajo është një mjeke laborante. Kryemadhi tha se përmes zanatit të saj, Trimi ka më shumë mundësi t’u shërbejë njerëzve. Por pak ditë më parë nj video e tyre duke bërë ballokume, u bë virale në rrjetet sociale.
“Një gjë ta kesh të sigurt, me ballokumet që kemi bërë te shtëpia jote kemi thyer rrjetin, janë çmend të gjithë. Do bëjmë prapë të tjera se edhe pse na e ndërroi Marta jote tepsinë, na tha ku po shkoni me 12 ballokume, do ju hapen ,do ju shtrihen, por sipas gojëdhënave janë bërë shumë të mira, unë i haj ballokumet shumë me thënë të drejtën, do bëjmë prapë që t’i fusim 6 e ti nxjerrim gjashtë”, tha Kryemadhi./L.F-dritare.net
View this post on Instagram