Kodi i ri Zgjedhor/ Meta: Ka ende kohë për reflektim
Dritare.net
Presidenti i vendit Ilir Meta, ndodhet sot në Elbasan. I pyetur nga gazetarët, ai ka komentuar marrëveshjen politike të 5 qershorit. Kreu i shtetit, tha se ka ende kohë për të reflektuar, ndërsa shtoi se mesazhet e të gjithë aktorëve politikë, kanë një rëndësi të madhe për qetësinë dhe sigurinë në vend.
"Le të punojmë të gjithë në shërbim të kësaj bashkëjetese, ka ende kohë për të reflektuar që secili do të jetë pjesë e kontributit të Shqipërisë Evropiane që është jo vetëm një objektiv, por do të jetë një realitet i pashmangshëm, pavarësisht sfidave dhe vështirësive.
Unë dëshiroj të theksoj rëndësinë e madhe që ka përçimi i mesazheve nga të gjithë aktorët në vend në mënyrë që t’i japim më shumë qetësi dhe siguri vendit aq më tepër Elbasanit që ka pasur probleme me sigurinë për një të ardhme më të mirë në Elbasan dhe gjithë Shqipërinë. Kjo është e vetmja mënyrë që ne të realizojmë ëndrrën e gjithë shqiptarëve, që Shqipëria të jetë si gjithë Evropa pikërisht duke arritur standardet Evropiane”, tha presidenti Meta, nga Elbasani./L.F-dritare.net