Harta e re gjyqësore/ Berisha: Të anulohet menjëherë!
Dritare.net
Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi sot për hartën e re gjyqësore, sipas të cilës mbyllen 18 gjykata në të gjithë vendin.
Gjatë fjalës së tij në një konferencë për mediat tha se vendimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhunon direkt interesat e publikut dhe të grupeve të interesit që lidhen me sistemin e drejtësisë.
“Vendimi i KLGJ-së jo vetëm dhunon interesat direkt të publikut por edhe të grupeve të interesit që lidhen me sistemin e drejtësisë dhe publikun. Harta e gjyqësori bie në kundërshtim me rezolutën e parlamentit Europian, pasi thotë se harta e gjyqësorit duhet të përmirësojë cilësinë në gjykata. Harta e re hedh poshtë kërkesat e rezolutës së parlamentit Europian.
Këto grupe kanë kundërshtuar në mënyrën më të prerë këtë hartë, në të gjitha rastet e pakta kur janë pyetur.
Harta me shkrirjen e 18 gjykatave dëmton rëndë grupet vunerabël. Jo vetëm që nuk lehtëson por rrit kostot e aksesit në sistemin e drejtësisë. Ajo ndëshkon rëndë pakicat, dhe të gjithë ata qytetarë shqiptarë që jetojnë me ndihmë ekonomike.
Pra PD dënon këtë projekt dhe kërkon anulimin e tij të menjëhershëm, pasi ky projekt ndëshkon dhjetëra mirë qytetarë dhe qindra ekspertë dhe përqendron vendimmarrjen e sistemit të drejtësisë të kryesor në dyert e dy tre personave. Mbyllen 4 gjykata administrative. Mbyllen gjykata Apeli dhe mbetet vetëm i Tiranës. Praktikë kjo e dështuar. U është mohuar de fakto aksesi në sistemin e drejtësisë. Miratimi i hartës së re gjyqësore është një shkelje e rënë e të drejtave të njeriut. Gjykata në numër të konsiderueshëm të mbeten të pasksesueshme për qytetarët. Harta dëmton rëndë grupet vulnerabël. Ajo privon qytetarët shqiptar nga një proces si rregullt gjyqësor”, u shpreh Berisha./Xh.Xh/dritare.net