Ferdinand Xhaferraj jep dorëheqjen nga kreu i PD Durrës, e zëvendëson Luan Hoti
E Enjte 2 Dhjetor 2021, 00:12
Dritare.net
Ferdinand Xhaferraj nuk do të drejtojë më degën e PD në Durrës. Ky i fundit ka dhënë dorëheqjen pasi u zgjodh deputet, duke iu përmbajtur rregullores së nxjerrë më herët nga selia blu se kush do të përfaqësonte në parlament qytetarët, nuk do të kishte poste drejtuese në degë. Xhaferraj do të zëvendësohet nga sekretari i degës Luan Hoti, deri në zhvillimin e zgjedhjeve të reja në strukturat e PD./Dritare.net