Evi Kokalari i thotë lamtumirë Shqipërisë: PD, parti e pazareve!
Dritare.net
Evi Kokalari shprehet se puna e saj në Shqipëri mbaron këtu. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Kokalari shkruan se do të rikthehet në Amerikë, për të vijuar aty ku e la. Kokalari në ‘lamtumirën’ e saj, ka edhe një mesazh për PD, ku shkruan se nëse nuk ndryshon, kjo parti do të mbetet e pazareve.
“Urime kryesisë së re të PD.
Besoj se shumë janë dakord me mua kur them se puna ime në Shqipëri mbaron këtu dhe si e tillë, do ti kthehem jetës time të përditshme në Amerikë, bisnesit, politikës dhe miqve.
Gjithsesi një gjë nuk ndryshon; fakti që vetëm një PD vërtet konservatore do ta nxjerr Shqipërinë nga moçali i korrupsionit. Një PD e qendrës apo e qendrës së djathtë, do të jetë thjeshtë një vazhdimësi e asaj që kemi njohur dekadën e fundit, dhe do ngelet një parti e pazareve.
Në kundërshtim, një PD e parimeve konservatore do të fokusohet tek populli dhe Shqipëria, dhe jo tek xhepat e saja.
Duke shpresuar për më të mirën,
Suksese të mëtejshme dhe Zoti ju bekoftë të gjithëve”, shkruan Kokalari./L.F-dritare.net