Ish-deputetja e LSI-së, Ediola Braha, i është bashkuar Partisë Socialiste. Ajo u shfaq në krah të krah të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.
“S’ka më asnjë dyshim se partia që kryetari i opozitës e ka quajtur “SHPK-ja e tregtarit të Venedikut”, po shkon drejt shkërmoqjes totale dhe më 25 prill do të marrë goditjen finale”, shkruan ai në facebook.
Braha ka qenë kryetare e LSI në Tepelenë, dhe deputete në këtë qytet. Aktualisht LSI i janë larguar figura të njohura si Nasip Naço, Gledion Rehovica, si dhe Aleksandër Lipivani duke iu bashkuar PS./L.F-dritare.net