Braçe poston videon e Bashës me taksistët: Qytetarët gëzojnë tatimin zero lekë, ai u thotë do ta bëj 9%
E Mërkurë 7 Tetor 2020, 21:09
Dritare.net
Zv/kryeministri Erion Braçe, ka postuar një video të kreut demokrat, gjatë një takimi që zhvilloi sot me taksistët. Ndërkohë që Basha e pyet se sa 'shkojnë taksat në vit', taksisti përgjigjet: "Nuk na vrasin taksat. Taksat në shtet janë hequr". Braçe shkruan se njerëzit tani gëzojnë tatimin zero lekë, ndërsa Basha thotë se do ta bëjë tatimin 9%.
"Sa vone or Lyl, sa vone!
Aq vone sa njerëzit gëzojnë TATIMIN ZERO LEKE,
ndërkohë ti u thua do ua bej TATIMIN 9%!
Lyl,
ata po punojnë për veten e tyre,
ti u thua pas 25 prillit do punoni per mua me 9%!
Nuk e bëjnë!
S'kanë arsye te pranojnë te punojnë për ty me 9%!
Kaq vone je!
Çfare pi njëherë qe zgjohesh kaq vone?!
Aaaa po, shkruaje ne formular!", përfundon postimin Braçe./L.F-dritare.net