Braçe: Berisha një tigër pa dhëmbë, në opozitë na ka përndjekur si Hitleri hebrenjtë!
Dritare.net
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe foli ditën e sotme lidhur me sfidat me të cilat është përballur Partia Socialiste në këto 31 vite.
Ai ishte i ftuar në ‘Studio Live’ ku tha se periudha më e vështirë ka qenë kur PS ishte në opozitë, e cila përndiqej nga kryeministri i asaj kohe Sali Berisha njësoj siç Hitletri përndiqte hebrenjtë. Sot, sipas tij Berisha është thjesht një tigër pa dhëmbë, por në atë periudhë kishte në dorë çdo pushtet.
“31 vite janë të konsiderueshme për një parti, një jetë e tërë, gjithkush që e kishte vitin e parë të një drejtimi në parti sot janë bërë 31 vite, ka kaluar stuhi të mëdha. Ashtu siç ka hequr keq në dy palë periudha opozitare që përndiqej çdo kush si Hitleri-hebrenjtë. I ushtrohej presion, shihet nga një kategori e caktuar njerëzish edhe si alternativë pavarësisht se s’ka as dhëmbët e fuqinë e asaj periudhe. Është një tigër pa dhëmbë, por në atë kohë i kishte të gjitha, janë vrarë njerëz të angazhuar në veprimtari aktive patriotike siç kanë qenë luftëtarë për rezistencën në Kosovë, të cilët janë zhdukur, vrarë. Të tjerë socialistë janë përndjekur në kushtet kur kryetarin e kishin në burg. Është një 31 vjeçar që kishin të gjitha, për të bërë një hap më tutje, modernizmin e partisë, hapjen e dyerve për brezin e tretë, një gjeneratë tjetër që duhet ti përshtatet zhvillimet aktuale", tha Braçe./M.K/dritare.net