Berisha: Qeveria grabiti 340 mln euro për 3 muaj me anë të bordeve shushunja!
Dritare.net
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka folur ditën e sotme në lidhje me bordet, dhe faktin që kryeministri Edi Rama i ka konsideruar ato komuniste por të dobishme.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha është shprehur se bordet pasurojnë qeveritarët dhe klientelën e tyre, por se zbrazin xhepat e qytetarëve të thjeshtë. Berisha ka ngritur shqetësimin në lidhje me çmimet nga bordet e të cilat i ka konsideruar shushunja, ndërsa ka akuzuar ekzekutivin se po e bën të papërballueshëm jetesën për qytetarët.
“Edi Rama tha: Bordet janë komuniste por janë të dobishme! Kjo sepse: Ato mbushin valixhet e qeveritarëve dhe klientëles së tyre! Ato zbrazin xhepat e qytetarëve! Në tre muaj qeveria ka grabitur nga xhepat e qytetarëve nëpermjët rritjes së çmimeve me bordet shushunja 340 milionë euro. Miq, këto ditë bordi komunist i Edi Ramës i rritjes së çmimit të ushqimeve ka vendosur çmimet e reja më të larta për produktet ushqimore bazë (miellin, orizin, vajin dhe sheqerin). Bordet e hajdutit Rama janë betuar që të zhvasin çdo familje shqiptare, duke e ngritur çmimin e miellit nga 79 lekë/kg në 90 lekë/kg. Këta nuk kanë të ndalur e nuk ngopen me pak. Qeveria po luan me bukën e gojës së qytetarëve shqiptarë, duke ia bërë të papërballueshme jetesën. Kjo qeveri i ka braktisur qytetarët e saj, e përpos kësaj, ka zgjedhur t’i zhvasë çdo qindarkë. Bordet nuk janë gjë tjetër veçse mendësia komuniste e Edi Ramës për të zbrazur xhepat dhe vjedhur qytetaret dhe pasur nën kontroll te plote ushqimin e tyre si kushte kryesor për të kontrolluar të gjithë shoqërinë”, shkruan Berisha./M.K/dritare.net