Basha për Ramën: Përballeni palaçon me premtimet që ka bërë
Dritare.net
Kreu demokrat, Lulzim Basha zhvilloi sot një konferencë me gazetarët, në lidhje me situatën aktuale në vend. Basha u shpreh se qeveria po kryen shumë pak testime dhe së paku duhet të ketë 2500 testime në ditë. Kreu demokrat tha më tej se kryeministri Rama, ka premtuar edhe një paketë të tretë ndihmëse dhe se duhet ballafaquar me premtimet e tij.
"Sa i përket paketës ekonomike janë premtuar masa shtesë dhe një paketë të tretë, e keni me zë dhe figurë, nxirrjani palaços që ta ballafaqojë. Përballeni palaçon me premtimet që u ka bërë shqiptarëve, nxirreni kur thotë po bëjmë gati paketën e tretë ndërkohë të tjerat kanë bërë paketën e katërt. Është kriminale mënyra si sillet me shqiptarët, mjekët dhe infermierët".
Në fjalën e tij, Basha e ka krahasuar kryeministrin Rama, me një personazh filmash.
"Shumica dërrmuese e të rinjve nuk e mbajnë mend një film të realizmit socialist, ku një punëtor, Robert Çamçakëzit, i cili në vend që të bënte punën që ishte ngarkuar endej nga kantieri në kantier. Ky është Edi Rama. Edi Rama është Robert Çamçakëzi. Ne nuk do të lodhemi për t'i kujtuar Robert Çamçakëzit që fati na e ka lënë edhe ca muaj mbi krye. Rama i ka braktisur qytetarët. Pavarësisht se fryhet si gjel dhe kakaris si pulë, pasi tjetër gjë premton dhe tjetër gjë bën", tha Basha./L.F-dritare.net