Na ndiqni edhe në

Politikë

Basha nga Elbasani: Synimi jonë fuqizimi i grave!

Basha nga Elbasani: Synimi jonë fuqizimi i grave!

Kreu demokrat Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me gratë sipërmarrëse në qytetin e Elbasanit. Ai bashkëbisedoi mbi problematikat që has çdo ditë biznesi në Shqipëri, kryesisht ai i drejtuar nga gratë. Basha premtoi fuqizim të ekonomisë, vende pune dhe paga më të mira. Basha nuk i kurseu kritikat ndaj mbështetjes së munguar të qeverisë për biznesin dhe dobësimin e tij më tej nga pandemia. Ai premtoi 1000 euro ndihmë për biznesin e vogël, në mënyrë që të shmangin falimentin. Heqja e taksës për biznesin e vogël, tha Basha ka qenë fiktiv dhe jo i vërtetë. Kryedemokrati nëpërmjet programit të tij politik, u shpreh se synon fuqizimin e grave dhe premtoi mbështetje të tyre në vendimmarrje./M.T-dritare.net