Kreu demokrat Lulzim Basha shprehet i bindur se Partia Demokratike, do të fitojë zgjedhjet e 25 prillit. Ai ka zhvilluar sot një takim me disa të rinj në kryeqytet dhe shprehet i emocionuar pas bashkëbisedimit me to. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kandidati për kryeministër zotohet se do të sjellë një të ardhme më të mirë për brezin e ri.
“Gjithmonë emocionuese kur takohem me të rinj që do të votojnë Partinë Demokratike! Ne do t’i fitojmë zgjedhjet për t’i sjellë një të ardhme më të mirë brezit të ri. Së bashku për ndryshimin, Shqipëria fiton! Ju dua” shkruan Basha./L.F-dritare.net