Basha ndan pamjet nga çelja e fushatës: Një mbrëmje e mrekullueshme. Ndryshimi po vjen!
E Premte 26 Mars 2021, 08:08
Dritare.net
Një mbrëmje të mrekullueshme e ka cilësuar kreu demokrat Lulzim Basha nisjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Ai ka ndarë pamjet nga takimi në sheshin Nënë Tereza ku simpatizantë të shumtë të PD u mblodhën për të çelur zyrtarisht fushatën.
“Ishte një mbrëmje e mrekullueshme! Me ndihmën tuaj ne do të sjellim ndryshimin për të gjithë shqiptarët dhe do të fitojmë. Së bashku për ndryshim. Shqipëria fiton!”, shkruan Basha në facebook.
Nga ana tjetër kryeministri Rama ka ndarë fotot nga dy takimet të cilët i quan kartolina të botëve të ndryshme. Për shkak të rregullave anti-Covid PS nuk kishte asnjë militant në çeljen e fushatës, por ndryshe ndodhi me PD./L.F-dritare.net