Basha: Me PD, Shqipëria do të jetë destinacion i turistëve të pasur!
Dritare.net
Kreu demokrat Lulzim Basha, pasi zhvilloi dje një takim me studentët e Ekonomikut, sot ka bashkëbiseduar me studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Theksin e bisedës ai e ka vendosur te turizmi, që sipas Bashës, pas 25 prillit do të pësojë një ndryshim rrënjësor. Basha tha se kur ai të vijë në qeveri, Shqipëria do të jetë destinacion i turistëve të pasur.
"Sfida jonë, të prezantojmë një rrugëdalje të qartë nga kriza. Kështu s’mund të vazhdojë është koha për ndryshim. Profesionistë si ju mund të jepni kontribut në menaxhimin e mjedisit. Nuk ka turizëm me mjedis të shkatërruar. Më 25 prill, ta nisim bashkë këtë ndryshim. Turizmi, bujqësia, agropërpunimi, blegtoria, mjedisi, sektorë të ndërlidhur. Objektivi ynë, Shqipëria destinacion i turistëve të pasur. Turizmi ka nevojë për burime njerëzore të kualifikuara. S’ka turizëm pa furnizim 24 orë me ujë, me energji elektrike me orar. Turizmi ynë, peng i primitivizmit të shërbimeve publike", tha Basha./L.F-dritare.net