A duhet të publikohen vazhdimisht pagat? Rama: Do të pyesim qytetarët!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama tha sot se shqiptarët do të pyeten nëse duhet të bëhen publike pagat, 1 herë në vit. Kreu i qeverisë tha se beson që kjo mund të ndihmojë në vetërregullimin e tregut.
“Mbi 25% e të punësuarve në Shqipëri kanë kapërcyer nga niveli i pagës minimale në një nivel më të lartë që do të thotë se ata nuk merrnin pagën minimale të deklaruar por më shumë. Mendojmë se është e udhës t’i pyesim shqiptarët mos vallë është më mirë që njëherë në vit të gjitha pagat të bëhen publike.
Vendet që e bëjnë këtë thonë se kjo ka efektin më të madh vetërregullues brenda përbrenda sistemit, ne mendojmë se kjo është shumë e vërtetë se e shohim se impakti i kësaj ngjarje dhe punës së bërë pas kësaj ngjarje.
Ideja se pagat mund të bëhen publike çdo vit njëherë në vit është një ide që nuk mendoj se duhet ta aplikojmë me të thënë e me të bërë, por ia vlen të konsultohet opinioni publik”, tha kryeministri.
Kreu i qeverisë paralajmëroi sot që bizneset të vetërregullohen sa i takon deklarimit të pagave dhe të mos presin që të ndëshkohen./L.F-dritare.net